Betohen 19 shtetasit më të rinj shqiptarë

28 mars 2022 | 14:32

19 shtetas të huaj janë betuar përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë ceremonisë së betimit, Veliaj ka thënë se marrja e pasaportës është edhe një mundësi për të kontribuar në mbarëvajtjen e shoqërisë.

Duke iu referuar dhe ngjarjeve në Ukrainë, Veliaj ka nënvizuar se në momente të vështira, qytetarët duhet të jenë të gjithë bashkë, duke lënë pas diferencat dhe agjendat e tyre politike.

“E kam njohur Ukrainën edhe nga takimet që kam pasur me kolegun Klitchko e kolegë të tjerë të bashkive atje. Politika e tyre është pak si në Ballkan, të përçarë, me debate dhe përpjekje konstante për të penguar njëri-tjetrin. Por, pavarësisht dallimeve, diferencave, ambicieve, bërrylave, pavarësisht dëshirave që mund të kenë pasur në agjendat e tyre politike, nuk besoj se ka pasur një periudhë si kjo, kur të gjithë janë bashkuar si komb”, ka theksuar Veliaj.

Më tutje, ai ka thënë se moment i marrjes së shtetësisë shqiptare, duhet trajtuar edhe si një ditë bashkimi në diversitet.

Pas leximit të formulës, 19 shtetasit nga Kosova, Italia, Franca, Australia, Serbia, Greqia etj., kanë nënshkruar edhe aktin e betimit./tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse po rigrupohen, por ato nuk janë në gjendje…