Lewandowski arrin marrëveshje me Barçën

28 mars 2022 | 15:02

Sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski raportohet se është pajtuar t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës.

Siç raporton gazeta e afërt e klubit spanjoll “Sport”, Barcelona ka arritur një marrëveshje personale me Robert Lewandowski.

“Sport” pretendon se sulmuesi dëshiron të largohet nga Bayern Munich për klubin katalanas, por ata do të duhet të bindin skuadrën e Bundesligës që ta shesë atë.

Barça është e gatshme të paguajë deri në 60 milionë euro për ta sjellë sulmuesin në “Camp Nou” këtë vit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për Berat Gjimshitin ndeshja miqësore që do të luhet ndaj…