Hadergjonaj: Jemi gati ta mposhtim Zvicrën

28 mars 2022 | 21:18

Florent Hadergjonaj ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së Kosovës ndaj Zvicrës.

Hadergjonaj tha se janë përgatitur maksimalisht, teksa shtoi se kanë kapacitet që t’i mposhtin “Helvetikët”.

“Do të jetë ndeshje e rëndësishme ndaj Zvicrës, e dimë se çka dhe çfarë atmosfere na pret në stadium, shpresoj se jemi përgatitur mirë për këtë përballje”, u shpreh Hadergjonaj.

“Duam të fitojmë në çdo ndeshje, besoj se kemi treguar që kemi kapacitet, e kemi treguar veten, do të jemi gati ta mposhtim Zvicrën në Zvicër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i dhanë fund martesës pak…