Inteligjenca amerikane: Abramovich dhe negociatorët ukrainas nuk janë helmuar

28 mars 2022 | 21:33

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters raporton se një zyrtar amerikan ka thënë se inteligjenca sugjeron se miliarderi rus, Roman Abramovich dhe negociatorët e paqes ukrainas janë sëmurë për shkak të një faktori mjedisor dhe jo helmimit.

Kjo deklaratë e zyrtarit amerikan vjen pasi Wall Street Journal dhe gazeta investigative Bellingcat raportuan se Abramovich dhe negociatorët kishin simptoma të helmimit të dyshuar në fillim të këtij muaji pas një takimi në Kiev.

Zyrtari amerikan i tha Reuters-it se “Inteligjenca sugjeron se kjo ishte mjedisore. P.sh., jo helmim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florent Hadergjonaj ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes…