Ukrainasit e kapin të gjallë pilotin rus (video)

29 mars 2022 | 12:36

Ushtria ukrainase ka filluar ti kap të gjallë ushtarët rus, në secilin mjet aviacioni, ose në mekanizma luftarak tokësorë të cilët i shkatërrojnë.

I fundit i cili u kap është një nënkolonel rus i aviacionit, mjeti i tij u rrëzua ditë më parë gjatë një sulmi të organizuar nga ushtria ukrainase, ndërsa ai qëndroi i fshehur në male për disa ditë, pas kësaj ukrainasit u hodhën në kërkim të tij deri sa e lokalizuan dhe e kapën të gjallë.

Ai i përkiste Regjimentit të Aviacionit Myolivas, dhe pilotonte një aeroplan luftarak SU-30SM. Ai është marrë në pyetje nga ushtarët ukrainas, dhe po i njëjti nuk është keqtrajtuar por është dërguar në lokacionet ku mbahen ushtarët e tjerë rus të zënë rob gjatë këtyre javëve të luftimeve.

Ukraina ka bërë një thirrje publike për të gjithë ushtarët rus të cilët luftojnë në këtë vend, që nëse dorëzohen ata me tankun e tyre, përfitojnë një shumë prej 10 mijë dollar si dhe nënshtetësinë ukrainase.

Deri më tani raportohet për mbi 17 mijë ushtarë rusë të vrarë, afro 600 tanke, 122 aeroplan luftarak, 127 helikopterë si dhe mijëra pajisje tjera dhe mekanizma ushtarak e logjistik tashmë janë shkatërruar nga ushtria e presidentit Vlodymyr Zelenski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Media serbe N1, duke u bazuar në informatat e organizatës…