Hajdari: Është rritur numri i ankesave të konsumatorëve në 300 për qind

29 mars 2022 | 12:46

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë me dije se gjatë vitit 2021 numri i ankesave të konsumatorëve ka arritur në 2 000 ose 300 për qind më shumë se viti paraprak.

Derisa  ka theksuar se gjatë vitit të kaluar niveli i eksporteve të mallrave të Kosovës është rritur për 62 për qind.

Ministrja Hajdari ka thënë se gjatë vitit 2021, investimet e huaja kanë qenë gati 500 milionë euro.

Hajdari ka njoftuar se anëtarët e komisionit në fjalë për projektligjet e miratuar nga Kuvendi dhe projektligjet që janë në proces të miratimit.

Ajo po ashtu ka thënë rreth 80 për qind e masave të MSA-së janë finalizuar nga kjo ministri gjatë vitit 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramazani është muaji më i shenjtë në kalendarin islamik dhe…