Dy klubet e mëdha italiane në garë për Brojën

29 mars 2022 | 14:50

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka tërhequr interesimin e dy klubeve të mëdha në Serinë A. Pas Milanit, tani edhe Napoli sheh tek Armando Broja sulmuesin ideal për zëvendësimin e Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian po zhvillon një sezon fantastik dhe blutë i druhen shumë faktit që në fund të këtij sezoni, Osimhen mund të largohet, për këtë arsye i kanë vendosur dhe një çmim, 100 milionë euro. Napoli ka nisur punën për të gjetur një pasues dhe për momentin në listën e dëshirave janë dy emra, Skamaka dhe Armando Broja. Për Skamakan konkurrenca është shumë e fortë pasi e kërkojnë edhe ekipe si Juventus e Inter, për këtë arsye Broja po merr më shumë kuota.

Sipas Alfredo Pedula, gazetari i famshëm Italian, ka pasur një takim ndërmjet drejtuesve të Napolit dhe përfaqësueseve të Chelseat, me napolitanët që kanë kërkuar informacione të detajuara për sulmuesin kuqezi.

Broja është në pronësi të Chelseat, ka një kontratë deri në 2026, ndërsa po zhvillon një super sezon te Sauthempton, skuadër ku është në huazim.

Broja, sipas Pedula, vlerëson me një shumë mbi 30 milionë euro, por në rast të shitje të Ozimhen kjo shumë nuk do të ishte një problem për Napoli që sheh te Broja sulmuesin e së ardhmes.

Në këtë tratative, një rol përcaktues mund të ketë edhe trajnerin Edi Reja i cili ka lidhje shumë të ngushta me qytetin e Napolit, me klubin dhe mbi të gjitha me presidentin De Laurentis.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe ka ndaluar një super-jaht në pronësi të…