Rusia “do të zvogëlojë aktivitetin përreth Kievit dhe Çernihivit”

29 mars 2022 | 14:54

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Rusisë, Alexander Fomin, ka thënë se Rusia do të “zvogëlojë në mënyrë drastike” aktivitetin ushtarak jashtë Kievit dhe Çernihivit, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve “Tass”.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ka thënë se forcat ukrainase me sukses kanë arritur të zmbrapsin nga një sërë pozicionesh ushtrinë ruse.

Megjithatë, sipas Britanisë, Rusia vazhdon të paraqesë kërcënim për Kievin, pasi mund ta sulmojë kryeqendrën ukrainase, Kiev.

Ndërkaq, qyteti verior i Çernihivit, që është i rrethuar, sipas zyrtarëve ukrainas, sot ka përjetuar sulme të reja ruse.

Zyrtarët lokalë të Çernihivit kanë vlerësuar se 400 banorë janë vrarë që prej se ka nisur lufta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka propozuar që të miratojë një status neutral në…