Komuna e Prishtinës publikon listën e përfituesve të bursave (Emrat)

29 mars 2022 | 14:58

Përmes njoftimit në webfaqen e komunës si dhe llogarinë  e saj në “Facebook”, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka uruar të gjithë studentët që janë shpërblyer me bursë komunale.

Sipas Musmuratit, janë dhënë gjithsej 113 bursa për studentët e dalluar të Prishtinës, të cilët do të marrin nga 500 Euro bursë. Studentët janë nga drejtime të ndryshme të Universitetit të Prishtinës. Studentët përfitues janë nga Fakulteti i Arkitekturës, Inxhinierisë, Edukimit, Juridik, Ekonomik, etj.

Komuna e Prishtinës fton të gjithë studentët që kanë fituar bursa të plotësojnë dokumentet e nevojshme dhe t’i dërgojnë në Drejtorinë e Arsimit, rr. Andrea Gropa nr.40.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se rrethimi rus i…