32 raste të reja me Covid dhe 272 të vaksinuar

29 mars 2022 | 15:02

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 36 persona.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 272 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.821.540 doza të vaksinës. Deri më sot 820.146 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.870 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 969 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.684. Në total numri i rasteve aktive është 593”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes njoftimit në webfaqen e komunës si dhe llogarinë  e…