Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

29 mars 2022 | 15:07

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 593 raste aktive me Covid.

Kjo ministri ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 36 persona.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.821.540 doza të vaksinës. Deri më sot 820.146 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.870 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 969 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.684. Në total numri i rasteve aktive është 593”, ka njoftuar MSh-ja.

32 raste të reja me Covid dhe 272 të vaksinuar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernard Challandes e ka komentuar lojën e sotme ndërmjet Zvicrës…