Muzeu i Burgut të Prishtinës së shpejti i hapur për publikun

29 mars 2022 | 23:14

Ndërtesa e vuajtjeve të shumta dhe e persekutimit të shqiptarëve, por edhe e qëndresës së madhe të aktivistëve të çështjes kombëtare, Burgu i Prishtinës do të shndërrohet në hapësirë të komunikimit me të kaluarën dhe të edukimit për brezat e ri. Kështu ka bërë me dije ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ai ka thënë se në fazën e parë do të kurohet ekspozita e përkohshme, ndërsa ndërtesa do të jetë nikoqire e ngjarjeve publike.

“Do të vazhdojmë me shpalljen e ndërtesës aset të mbrojtur të trashëgimisë kulturore dhe projektin e restaurimit për të përmbyllur me ekspozitën e përhershme dhe planin e menaxhimit”.

“Sot kemi emëruar ekipin përgjegjës për funksionalizimin dhe menaxhimin e kësaj ndërtese. Synimi ynë është që Muzeun e Burgut të Prishtinës ta shndërrojmë në njërën nga hapësirat më të vizituara jo vetëm në qytetin e Prishtinës”, ka thënë ministri Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas…