Kusari-Lila tregon në sa parti politike ka qenë

30 mars 2022 | 12:23

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka treguar se në sa parti politike ka qenë. Ajo pohoi se gjatë karrierës së saj politike ka qenë pjesë vetëm e AKR-së dhe tani e Alternativës.

“Në karrierën politike unë kam hyrë në AKR. Kam qenë për 6 vite, pastaj kam dal nga AKR dhe e kam formuar Alternativën. Kemi pasur bashkëpunim me LDK-në në marrëveshje koalicioni, tash kemi bashkëpunim me VV-në. Asnjëherë s’kam qenë në PDK, në AAK”, ka thënë ajo.

Më tutje, ajo deklaroi se mendon që është fushatë e dirigjuar. Sa e lehtë është me sulmu një grua në politikë, sepse lehtë është me e ndjell sendimentin e një gruaje jo besnike. Gruaja që nuk i rrinë besnike një burri, në këtë rast një lideri të partisë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Granit Xhaka, ka falënderuar të gjithë pas paraqitjes së…