Tërhiqet një avokat nga ekipi mbrojtës i Haradinajt në Hagë

30 mars 2022 | 16:04

Një avokat është tërhequr nga ekipi mbrojtës i nënkryetarit të OVLUÇK-së në Hagë, Nasim Haradinaj.

Bëhet fjalë për avokatin Jonathan Worboys, i cili ka shërbyer si bashkëavokat i liderit të ekipit mbrojtës të Haradinajt, Toby Cadman.

Sipas dokumentit të tërheqjes, është pikërisht Cadmani ai që ka miratuar largimin e Worboys.

“Më 23 mars 2022, avokati informoi Zyrën e mbrojtjes se Worboys i ka pushuar shërbimet si bashkëavokat i  Haradinaj.  Në bazë të nenit 18(6) të direktivës për avokatët, avokati më tej informoi Zyrën e mbrojtjes se përfundimi i kontratës së z. Worboys do të realizohej pa efekt të kundërt në interesat e z. Haradinaj dhe kohëzgjatjen e procedurës. Zyra e mbrojtjes thekson në këtë drejtim se avokati i z. Haradinaj vazhdon të ndihmohet nga dy bashkëavokatë të tjerë”, është thënë në dokument.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër (e enjte) do…