Trajkoviqi: Vuçiqi dhe Kurti i kthyen serbët në periudhën “para-millosheviqiane”

30 mars 2022 | 16:09

Ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po i trajtojnë serbët e Kosovës si pengje të interesave të tyre.

Në një prononcim për “Klan Kosova”, ajo ka akuzuar Kurtin se me moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë, po ua mohon të drejtat e bashkëkombësve të saj në Kosovë.

“Albin Kurti që nga ardhja në pushtet ka punuar në projektin e heqjes së të drejtave të serbëve. Tani, përkundër dy fushatave të dhunës etnike që kemi pësuar gjatë dëbimeve në vitin 1999 dhe më 17 mars 2004, po bëhet dëbimi administrativ i qytetarëve serbë nga Kosova, duke na e hequr të drejtën e votës nën organizimin e OSBE-së – ashtu si kemi votuar për 20 vjet. Në këtë mënyrë nxitet destabilizim dhe kundërshtim karshi Kosovës dhe mosdurim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë Trajkoviq.

Duke iu referuar kushtit të Qeverisë së Kosovës, që Serbia të kërkojë direkt lejimin e zgjedhjeve, ajo ka thënë se vetëm kur të nënshkruhet marrëveshja ligjërisht obligative, qeveria serbe duhet të përfshijë një marrëveshje për zgjedhjet në territorin e Kosovës pa faktorë ndërkombëtarë dhe asistencë në monitorimin e zgjedhjeve.

Kritika të ashpra ajo nuk kursyer as ndaj shefit të shtetit serb, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se si ai ashtu edhe Kurti, duke i mbrojtur interesat personale politike dhe elektorale, po i dëmtojnë serbët e Kosovës dhe po rrisin intolerancën.

“Kjo, duke e kthyer statusin e serbëve në epokën e para Millosheviqit, e që unë do ta quaja ‘putinizim i Ballkanit”, ka thënë Trajkoviqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avokat është tërhequr nga ekipi mbrojtës i nënkryetarit të…