Ronaldo: Vitet kalojnë, por objektivat mbeten të njëjta

30 mars 2022 | 16:47

Cristiano Ronaldo do të jetë në Kupën e Botës në Katar. Sulmuesi siguroi një biletë teksa mposhti në finalen e “play-off” Maqedoninë e Veriut me shifrat 2-0.

Ronaldo la gjurmë në golin e parë duke e shërbyer Bruno Fernandes. Së fundmi ai ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale, duke shprehur krenarinë për këtë kualifikim duke e lidhur dhe me moshën e tij.

“Vitet kalojnë, por objektivat vijojnë të mbeten të njëjta”, i referohet dëshirës për të fituar gjithmonë që, në fakt, është edhe në karakterin e tij. Mbetet të shihet nëse do të lërë gjurmë në Katar, teksa mund të sfidojë dhe Messin, që do të jetë me Argjentinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanye West ka zgjedhur një tjetër Birkin për të dashurën…