Mbi 500 raste aktive me Covid 

30 mars 2022 | 16:58

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën se pas 1 159 testimeve, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Të mërkurën janë shëruar 31 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 715.

Në total numri i rasteve aktive me Covid është 592.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 821 818 doza të vaksinës. Deri më sot 820 271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99 961 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka…