Eskalojnë analistët: Ti je turkofil, adresat tua janë në Rusi

31 mars 2022 | 08:10

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmë mes dy analistëve televizivë, Bekim Kabashit dhe Xhevdet Pozharit. Shkas për këtë është bërë tema e luftës.

Pozhari, gjatë debatit, i ka sugjeruar Kabashit që të mos frikësohet nga lufta, gjë e cila e ka nervozuar Kabashin.

Pozhari i ka thënë Kabashit se “luftën nuk e kemi përcjell nga televizori”.

“Ti s’ke nevojë me hy andej, ec grahi”, i ka thënë Kabashi, Pozharit.

“Ti s’ke nevojë me m’tregu mua…”, ia ka kthyer Pozhari, i cili është ndërprerë më pas nga Kabashi.

“Jo, unë po të tregoj se po flas për familjen tem dhe për vete”, i ka thënë Kabashi Pozharit.

Kabashi i ka thënë Pozharit se nuk është mirë të prekë në plagë të njerëzve pa i njohur mirë.

“Me u pasë friku prej luftës, ishim ikë në kohën kur ka ndodhur lufta. Por s’kemi ikë, kemi qenë pjesë e luftës”, i është drejtuar Kabashi, Pozharit.

Më pas, Kabashi, i nervozuar, i ka thënë Pozharit se luftën prej televizorit “e ke këqyrë ti”.

“Ku i ke adresat që s’janë adresa tua hiç, nuk janë as adresa kombëtare fare. Hiç. Janë adresa të Rusisë. Turkofil je. Ti je turkofil”, i ka thënë Kabashi Pozharit me një ton të ngritur të zërit.

“Po çka je t’u folë more?”, ka pyetur Pozhari.

Përplasja është ndërprerë nga autori i emisionit Context në ATV, duke i dhënë kah tjetër debatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, thotë se formalisht s’ka qenë…