Dy avionë rusë që shkelën hapësirën ajrore të Suedisë ishin të pajisur me armë bërthamore

31 mars 2022 | 08:25

Dy nga avionët luftarakë rusë që shkelën hapësirën ajrore suedeze në fillim të marsit ishin të pajisur me armë bërthamore, sipas informacioneve të TV4 Nyheterna.

Forcat e Armatosura nuk kanë dashur të komentojnë informacionin me arsyetimin se janë informacione të klasifikuara.

Informacioni i TV4 pretendon se veprimi rus ishte një akt i qëllimshëm që synonte të frikësonte Suedinë.

Në të njëjtën ditë kur ka ndodhur shkelja, Forcat e Armatosura të Suedisë kanë publikuar fotot e avionëve rusë.

Bëhet fjalë për dy avionë luftarakë të tipit SU 27 dhe dy avionë sulmues të tipit SU24.
Sipas TV4, avioni u ngrit nga baza ajrore ruse Kaliningrad.

(Sh. Rexhaj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga kujtimet e Musine Kokalarit Përgatiti: Kastriot Kotoni Në kujtimet…