Osmani: ShBA-ja i dhuron Kosovës edhe 32 milionë dollarë shtesë

31 mars 2022 | 13:11

32 milionë dollarë shtesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë dhuruar sot për qytetarët e Kosovës, ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas presidentes Osmani kjo shumë mjetesh, vije pas nënshkrimit të amendamentit të katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me SHBA-në.

“Edhe 32 milionë dollarë shtesë nga populli amerikan për Republikën e Kosovës! Bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, znj. Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, sot kam nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë. Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse. Kosova është e bekuar me aleatët e saj!”, ka shkruar Osmani në profilin e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënon ngritjen më të…