Marquezi mungon në Çmimin e Madh të Argjentinës

31 mars 2022 | 13:38

Të dielën Moto GP do të zhvillojë Çmimin e Madh të Argjentinës. Por ashtu sikurse pritej, në këtë event nuk do të marrë pjesë Marc Marquez. Lajmin e ka dhënë vetë Honda, që bën të ditur se piloti ka përmirësime pas problemit me diplopinë, por nuk është gati ende për të zbritur në pistë.

“Marquez ka shfaqur shenja të dukshme përmirësimi në nervin e katërt të syrit të djathtë, të cilin e dëmtoi gjatë rrëzimit në Indonezi. Por piloti ende nuk është shëruar plotësisht, kështu që duhet të vazhdojë terapitë e trajtimit”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e Hondës. Kjo është hera e tretë që Marquez vuan nga diplopia, problem që i shkakton shikim dopio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka dhënë detaje nga…