Konjufca përkujton të rënët në masakrën e Pastaselit

31 mars 2022 | 16:53

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bërë të enjten homazhe dhe ka vendosur lule në Kompleksin Memorial në Pastasel të Rahovecit, për të përkujtuar kështu vrasjen e 106 martirëve të këtij fshati dhe fshatrave të tjerë përreth tij, nga forcat serbe.

Masakra në Pastasel të Komunës së Rahovecit që është kryer më 31 prill, 1999 shënon një prej masakrave më të mëdha që forcat serbe kanë kryer në Kosovë, ku në mesin e martirëve kishte fëmijë, gra dhe pleq.

Trupat e disa prej viktimave të këtij krimi edhe pas 23 vitesh mbesin të zhdukur me dhunë, dhe ende nuk ka asnjë serb të dënuar për krimet e bëra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vizita në Dhomat e Specializuara në Hagë e ministres së…