Mehmeti: Gjatë vitit 2021 mbi 15 mijë persona u arrestuan për vepra të ndryshme

01 prill 2022 | 11:26

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka raportuar sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Gjatë këtij raportimi, Mehmeti ka thënë se gjatë vitit 2021, Policia e Kosovës ka evidentuar mbi 50 mijë raste, prej të cilave 30 mijë janë vepra penale, ndërsa 20 mijë janë klasifikuar si kundërvajtje.

“Gjatë vitit 2021, Policia e Kosovës ka evidentuar mbi 50 mijë raste, pre të cilave mbi 30 mijë raste të veprave penale, ndërsa 20 mijë janë klasifikuar si kundërvajtje. Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka ndaluar mbi 5 mijë persona për shkak të dyshimeve për përfshirje në akte të ndryshme kriminale. Po ashtu janë arrestuar mbi 15 mijë persona”, ka thënë ai.

Mehmeti ka theksuar se në luftën kundër narkotikëve, janë sekuestruar 3 kilogramë heroinë e mbi 500 kilogramë substancë narkotike kokainë.

Po ashtu ai thotë se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 280 protesta dhe tubime të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 25-të e Art Motion Superligës së Kosovës në…