Myftiu Tërnava uron myslimanët në prag të fillimit të Ramazanit

01 prill 2022 | 11:32

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava në mesazhin e tij për Ramazanin ka uruar besimtarët myslimanë për agjërimin që nis nesër.

“Kam kënaqësinë që para namazit të xhumasë, dhe në natën e madhe të Ramazanit të ju drejtohem me këtë mesazh urimi, duke ju përgëzuar me rastin e fillimit të muajit të bekuar, Ramazan, gjatë të cilit besimtarët myslimanë anë e kënd globit kryejnë me bindje dhe përkushtim një ndër kushtet e besimit islam – agjërimin”, ka uruar Tërnava.

Tërnava ka theksuar se përmes agjërimit, myslimanët mund të jenë më të devotshëm, më të përkushtuar, më racional e human me vetën, familjen dhe shoqërinë.

“Agjërimi i muajit Ramazan për çdo besimtarë është një ibadet që kryhet vetëm për hir të krijuesit, me shpresën se për këtë do të ketë shpërblim vetëm nga Zoti. Përmes agjërimit besimtari mysliman synon që të jetë më i devotshëm, më i përkushtuar, më i ndjeshëm, më racional, më human dhe më tolerant në raport me vetveten, familjen, komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi”.

“Agjërimi e fisnikëron besimtarin, e bën më të durueshëm, më të afërt dhe më të çiltër. Gjatë këtij muaji ndër besimtarë agjërues shtohet edhe ndjenja e përkujdesjes dhe solidaritetit sepse në këtë muaj ne jemi shumë më pranë familjes, farefisit, miqve dhe komunitetit tonë”,ka thënë myftiu Tërnava.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E shtuna përkon fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit…