Rusia thotë se nuk do të ndërpresë ende furnizimin me gaz në Evropë

01 prill 2022 | 16:49

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar të enjten një urdhër, duke thënë se vendet e huaja “armiqësore” duhet të paguajnë për gazin në rubla ose rrezikojnë që tu ndërpritet furnizimi.

Duke folur me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov , ka thënë se nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm për rezervat evropiane.

“A do të thotë kjo se nëse nuk ka konfirmim në rubla, dërgimi i gazit do të ndërpritet nga 1 prilli? Jo, nuk do të thotë dhe nuk buron nga rregullorja”, ka thënë ai.

Rusia furnizon Bashkimin Evropian (BE) me rreth 40 për qind të importeve të gazit dhe 30 për qind të naftës, të cilat kryesisht paguhen në euro dhe dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fabrika prodhuese e ngjyrave “Relux” SH.P.K., sot ka nisur për…