Javën tjetër mbahet takimi Kosovë-Serbi për finalizimin e marrëveshjes së targave

01 prill 2022 | 17:12

Grupet punuese nga Kosova dhe Serbisë për finalizimin e marrëveshjes për targat e automjeteve do të takohen të enjten e ardhshme në Bruksel.

Kështu ka bërë  me dije zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Kosovës, Besnik Bislimi në mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian.

“Të enjten e ardhshme kanë takim Grupi punues i Kosovës dhe ai i Serbisë, për me u munduar me finalizuar marrëveshjen për targat. Ne shpresojmë që do të ketë qasje konstruktive nga dy palët që kishte me çuar deri të një zgjidhje dhe takimi tjetër mbahet më 20 prill, ndërsa me 21 prill duhet me dalë raporti final se a kemi zgjidhje apo nuk kemi. Pala jonë është duke negociuar në mirëbesim, me idenë që të arrihet një zgjidhje finale që avancon situatën e tanishme në një zgjidhje permanente dhe sipas standardeve më të mira të praktikave të Bashkimit Evropian”, ka thënë Bislimi.

Më 21 shtator 2021, Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Për këtë vendim ka pasur protesta dhe ngritje barrikadash në veri të Kosovës, në afërsi të dy pikë kalimeve kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës, konkretisht njësitet policore të…