A ishte Albin Kurti në UÇK?  Ja çfarë kishte deklaruar Sylejman Selimi (video)

01 prill 2022 | 17:18

Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare (UÇK) ka rikthyer në vend debatin për kontributin e tij në këtë ushtri.

Ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj, e ka kërcënuar shefin e qeverisë me protesta, derisa nga PSD-ja e kanë cilësuar Kurtin si një veteran të rrejshëm përmes një aksioni që kanë zhvilluar të enjten para Qeverisë së Kosovës.

Por çfarë kishte thënë ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, rreth kontributit të Albin Kurtit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë për “ATV” kur ishte pyetur nëse Kurti ka qenë pjesë e ushtrisë, Selimi kishte thënë se normalisht që Kurti ishte pjesëtar i UÇK-së dhe kishte pohuar se ishin takuar disa herë gjatë luftës.

“Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ne jemi takuar disa herë gjatë luftës me të. Nuk po me pëlqen debati që është duke ndodhur me figura të rëndësishme të UÇK-së”, kishte thënë Sylejman Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupet punuese nga Kosova dhe Serbisë për finalizimin e marrëveshjes…