Këto pije u ndihmojnë për një gjumë të mirë

02 prill 2022 | 04:33

Nëse keni vështirësi për të rënë në gjumë, mund të provoni një nga pijet që ju ndihmojnë të flini më mirë.

Nga natyra, në fakt, shpesh vijnë zgjidhje për probleme të vogla shëndetësore, si në këtë rast.

Pija natyrale më e famshme që mund të ju ndihmojë të flini më mirë padyshim është: Qumësht i nxehtë me mjaltë dhe kamomil.

Ja disa pije të tjera që ju ndihmojnë të bëni një gjumë më të mirë.

Qumështi. Siç e thamë edhe më lart, një gotë qumësht i ngrohtë me një lugë çaji mjaltë sjell gjumin.

Kamomil. Një tjetër ilaç klasik për gjumin që jo vetëm ndihmon të flini, por edhe të qetësoni një stomak të trazuar.

Çaji jeshil. Çaji jeshil është një nga varietetet më të vjetra të çajit në botë, ai redukton stresin dhe sjell gjumin.

Lëngu i kokosit. Në përgjithësi ne mendojmë se kjo është pije energjike, por në fakt lëngu i kokosit është ilaç për të sjellë gjumin.

Lëng qershie. Studimet e fundit kanë treguar se pirja e një gote me lëng qershie në mëngjes dhe një në mbrëmje mund të ju ndihmojë të bëni një orë gjumi shtesë, për shkak se ajo është e pasur me melatonin, hormoni i gjumit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i shumëpritur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)…