Ten Hag i “shkel syrin” Unitedit: Në futboll gjithçka mund të ndodhë

02 prill 2022 | 12:27

Erik Ten Hag e ka cilësuar Manchester United “një klub të madh”, në kohën kur zërat e shohin si një nga emrat më favorit që mund të marrin drejtimin e Djajve të Kuq gjatë verë.

Strategu holandez ka dhënë së fundmi një intervistë për kanalin Sport1, duke mos përgënjeshtruar asgjë.

“Njerëzit e dinë se si është ky biznes. Ka gjithmonë kontakte mes klubeve të ndryshme, është diçka normale. Manchester United është një klub me shumë fansa. Por mund të ripërsëris se jam i fokusuar totalisht te Ajaxi.

Mund të them se Ten Hag dhe Ajax janë të lumtur me njëri-tjetrin. Dua të jap energjitë e mia në ndeshjet e fundit. Çdo gjë tjetër është thjeshtë shpërqendrim. Në futboll asgjë nuk i dihet dhe mund të ndryshojë nga dita në ditë”, deklaroi Ten Hag.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superliga e Kosovës në futboll është rikthyer të premten me…