Joe Biden uron myslimanët për fillimin e Muajit të Ramazanit

02 prill 2022 | 12:54

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

“Jill dhe unë u shprehim urimet tona më të mira komuniteteve myslimane këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën në fillim të Ramazanit”, ka shkruar Biden në një postim në “Facebook”.

“Nga Shtëpia e Popullit në shtëpitë tuaja, ju urojmë juve dhe të dashurit tuaj një muaj të bekuar dhe të begatë. Urime Ramazani”, ka shkruar Biden.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në spitalet e përgjithshme nuk ka pacientë të shtrirë nga…