Rusët marrin rob një nënkryetar ukrainas

02 prill 2022 | 15:13

Ushtarët rusë kanë rrëmbyer nënkryetarin e bashkisë në rajonin Summy të Ukrainës veriore, sipas deklaratës së kreut të rajonit Dmytro Zhyvytsky.

BBC Raporton se nënkryetari i rrëmbyer është Oleksiy Shibayev.

Ai u rrëmbye nga rusët teksa po dërgonte ndihma për civilët ukrainas ditën e dheshme, rreth 80 kilometra në veri perëndim të Summy.

Zona ku nënkryetari u rrëmbye ndodhet afër kufirit rus. Sumy është ende në duart e Ukrainës, por ka qenë vazhdimisht objekt i sulmeve ruse.

Një numër zyrtarësh të tjerë lokalë ukrainas janë kapur rob nga forcat pushtuese ruse dhe në disa raste janë zëvendësuar nga bashkëpunëtorë pro rusë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
United Basketball ka shënuar fitore ndaj Vushtrrisë me rezultat 50:62,…