![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/44397080-A515-477D-B53F-C132BA150701.jpeg)
Finalja e Kupës në futsall, Prishtina – Liqeni
02 prill 2022
| 15:19
Prishtina dhe Liqeni do të luajnë në finale të Kupës së Kosovës në futsall. Këto dy ekipe u treguan më të suksesshme se rivalët e tyre në përballjet gjysmëfinale, që u zhvilluan me sistem vajtje-ardhje.
Prishtina pas fitores në ndesjen e parë në kryeqytet, 2:1, triumfoi edhe si mysafire në Pejë, me shifrat 3:1.
Ndërkaq, Liqeni kaloi në finale falë fitores në ndeshjen e parë si vendas ndaj Liburnit, me rezultat 6:1, ngase në ndeshjen e kthimit në Gjakovë pësoi humbje me shifrat 5:2.