Ronaldinho: Ky Milan ka gjithçka për të fituar titullin

02 prill 2022 | 15:28

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, ka folur rreth situatës në të cilën ndodhet liga italiane ku po zhvillohet një garë e ngushtë për titullin kampion, në atë që në Itali njihet si “scudetto”.

“Në grupin e Piolit mbizotëron koncepti i ekipit, është sezoni i duhur. Sa keq që kemi një Botëror tjetër pa Italinë“, ka thënë Ronaldinho për “La Gazzetta dello Sport”.

“Mendoj se do të ndodh një gjë e tillë por duhet të presim deri sa të konfirmohet matematikisht. Është e sigurt që unë jam tifoz i madh i Milanit dhe gjithmonë e përcjell ligën italiane me vëmendje. Por, mendoj se ky mund të jetë viti i duhur për Milanin”.

Milani është në krye të tabelës pas 30 ndeshjeve me 66 pikë, 3 pikë më shumë se Napoli në vendin e dytë dhe 6 më shumë se Interi në vendin e tretë, por që ka një ndeshje më pak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka reaguar të shtunën…