Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

03 prill 2022 | 15:17

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 555 raste aktive me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohoren ka vdekur një person dhe  janë raportuar 19 raste të reja me Covid.

“Nga 1.027 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.860, Në total numri i rasteve aktive është 555”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…