![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/sacramento.jpg)
Gjashtë të vrarë dhe të paktën nëntë të plagosur pas të shtënave në Sacramento
03 prill 2022
| 15:30
Gjashtë persona janë vrarë dhe të paktën nëntë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në qendër të qytetit të Sacramento mëngjesin e sotëm, ka njoftuar policia.
“Policia gjeti të paktën 15 viktima, duke përfshirë gjashtë të vdekur”, është thënë në një postim të policisë në “Twitter”.
Të shtënat kanë ndodhur në zonën e “10th and J Streets”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Sacramento Sgt, Zach Eaton.