![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/johnon.jpg)
Johnson e uron Zelenskyn për tërheqjen e forcave ruse nga Kievi
03 prill 2022
| 16:19
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka uruar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky për tërheqjen e forcave ruse nga Kievi.
Duke folur në telefon me presidentin e Ukrainës, Johnson ka thënë se “civilëve po u shkaktohen vuajtje të mëdha”, raporton BBC.
Ukraina thotë se forcat e saj kanë rimarrë të gjithë rajonin rreth Kievit, pasi Rusia është tërhequr nga aeroporti Hostomel dhe qytetet kryesore të fushëbetejës Irpin dhe Buça.
Zelensky e quajti Mbretërinë e Bashkuar një aleat të fuqishëm në një postim në Twitter në lidhje me bisedën e tij me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar.