Policia hap rast për rrahjen e portierit në Gjilan

03 prill 2022 | 17:06

Pas incidentit që ka ndodhur në ndeshjen mes Gjilanit e Ballkanit, tu tifozët vendas e kanë sulmuar portierin mysafir, me rastin po merret Policia e Kosovës.

Se është hapur rast në polici, për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po, është hapur rast dhe me këtë po merren njësitet të cilat janë në vendin e ngjarjes. Nuk e di se a ka të arrestuar, por po punohet në lidhje me rastin”, është shprehur Hashani.

Kujtojmë se portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, është sulmuar nga tifozët e Gjilanit, pasi këta të fundit e barazuan rezultatin me anë të portierit të tyre, Enea Koliçi

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miley Cyrus është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë…