Napoli fiton ndaj Atalantës dhe i bashkohet Milanit në krye të Seria A

03 prill 2022 | 17:17

Napoli nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për titullin kampion. Skuadra e Spallettit mori një fitore 3-1 ndaj Atalantës dhe tashmë e sheh veten në krye të renditjes me 66 pikë, po aq sa Milani.

Në Bergamo, Të Taltërit ishin në një prove shumë të rëndësishme që do të thoshte shumë për ta në luftën për titull dhe e kaluan me sukses.

Insingne zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të me penallti dhe më pas Politano do të dyfishonte me një gol shumë të bukur fluturimthi.

De Roon rihap ndeshjen për momentin por me gjithë përpjekjet e mëdha do të ishte Elmas që do të shënonte golin e qetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron i ka përshkruar imazhet nga Bucha…