Reagimi i skuadrës së Gjilanit pas ndeshjes së ndërprerë kundër Ballkanit

03 prill 2022 | 17:23

Skuadra e Gjilanit ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes kundër Ballkanit. Pas barazimit të rezultatit të ndeshjes 1-1, tifozët kanë hyrë në fushë dhe nga në këtë tollovi është sulmuar portieri i skuadrës mysafire, Stivi Frashëri.

“Kryesia e ‘Skifterave’ ka vizituar në ambientet spitalore Stivi Frashërin për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetësore dhe për të shprehur keqardhje për ndodhinë!”, thuhet në reagimin e Gjilanit.

Reagimi i skuadrës së Gjilanit:

Kryesia e Skifterave ka vizituar në ambientet spitalore Stivi Frashërin për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetësore dhe për të shprehur keqardhje për ndodhinë!

Gjatë pjesës së dytë individ nga tribuna vendase janë ofenduar anasjelltas me portieri mysafir dhe në momentin e golit nga euforia e futjes në fushë, një person ka shtyrë Frashërin dhe një tjetër e ka shkelmuar, ndërkaq kanë qenë kryesia e Skifterave të cilët i janë hedhur sipër për ta mbrojtur!

Distancohemi publikisht nga ky akt i shëmtuar, nuk është në traditën tonë sulmi ndaj lojtarëve të futbollit, përtej kësaj kundrejt një ekipi si Ballkani dhe tifozëve e qytetarëve të Suharekës që gjithmonë na kanë bërë të ndihemi si në shtëpinë tonë!

Kushdo me qëllim njollosjen e vlerave tona sportive dhe tifozerike duhet të përgjigjet për veprimet e veta!

Kryesia e Skifterave e indinjuar thellësisht nga ngjarja deklarohet për DORËHEQJE të PAREVOKUESHME si bartës të organizimit dhe paraqitjeve të grupit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për titullin…