![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/277747938_3146321312351320_2186252737504280546_n-600x360-1.jpg)
Për herë të parë realizohen këto operacione në QKUK
Në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë janë realizuar operacionet me procedurën e re të zëvendësimit të valvulës aortale, e quajtur Perceval.
“Bëhet fjalë për valvula biologjike të kualitetit të lartë, të cilat janë vendosur me procedurën e veçantë, pa pasur nevojë që proteza të fiksohet me penj kirurgjikë. Proteza biologjike vendoset me ndihmën e stentit te veçantë dhe me një hapje minimale të aortës. Kjo procedurë e shkurton dyfish kohëzgjatjen e operacionit, siguron kualitet të lartë të valvulës dhe minimizon komplikimet e organeve si pasojë e kohëzgjatjes më të madhe të operacioneve kardiokirurgjike”, njofton ShSKUK.
Operacionet janë kryer nga kardiokirurget vendorë, anesteziologë dhe pjesa tjetër e ekipit operator, me asistimin e një profesori nga Greqia.