Latifi: Grenelli është argat i Vuçiqit, qëndrimi i Kurtit ndaj tij ishte i qëlluar

04 prill 2022 | 11:42

Për analistin Blerim Latifi, ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell është argat i Vuçiqit.

Në këtë drejtim, Latifi ka thënë se Kosova është me fat që Donald Trump dhe Grenelli kanë humbur zgjedhjet, pasi sipas tij, do e kthenin Kosovën nën Serbi.

Reagimi i analistit Latifi vjen pasi Grenelli ka uruar Aleksandër Vuçiqin për fitoren e tij në zgjedhjet në Serbi, duke thënë se qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti ndaj Grenellit ishte i qëlluar.

“Në kulmin e luftës në Ukrainë, Trump, tanimë krejtësisht i çmendur pas rënies nga pushteti, i kërkon ndihmë Putinit në luftën e tij politike kundër presidentit Biden. Njeriu i parë nga bota që me plot entuziazëm ia uron fitoren në zgjedhje Vuçiqit, është Richard Grenell. Kam qenë dhe vazhdoj të jem shumë skeptik për pikëpamjet e Kurtit rreth marrëdhënieve ndërkombëtare, por duhet ta pranojmë se qëndrimi i tij ndaj Grenellit ishte i qëlluar. Ky njeri është argat i Vuçiqit. Në kuptimin e plotë të fjalës. Ne jemi me fat që Trump dhe ky i humbën zgjedhjet. Këta na kishin kthyer nën Serbi”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florian Marku arriti të merrte një tjetër fitore, të parën…