Usyk: Rusët qëlluan shtëpinë tonë dhe tërhoqën zvarrë fqinjët tanë

04 prill 2022 | 11:51

Kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda, Oleksandr Usyk, ka treguar se agresorët rusë qëlluan në shtëpinë e tij dhe i tërhoqën zvarrë fqinjët, teksa përshkruante situatën e luftës në vendin e tij.

Boksieri, i cili fillimisht iu bashkua ushtrisë dhe në ndërkohë është larguar nga Ukraina dhe po përgatitet t’i mbrojtur titujt, ka folur për realitetin e tmerrshëm që po ndodh në atdheun e tij.

“E di se kanë qëlluar në shtëpinë tonë, thyen portën dhe tërhoqën zvarrë disa nga fqinjët tanë. Por, nuk e di si është tani. Ne nuk mund të kontaktojmë me askënd. Është e tmerrshme kur të tutë duhet të ikin në bodrum pas çdo zhurme”, ka thënë Usyk për Profiboxing.

Kujtojmë që Oleksandar Usyk mposhti britanikun Anthony Joshua para rreth 70.000 shikuesve në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër në shtator të vitit të kaluar dhe kështu u bë kampion i ri i botës në boks në kategorinë e peshave të rënda. Me këtë rast, 35-vjeçatri i fitoi titujt e peshave të rënda në divizionet WBA, IBF, WBO dhe IBO, ndërsa në qershor pritet ta zhvillohet rimeçin me AJ.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ivica Daçiq ka arritur një rezultat më të mirë se…