Vendim i KAS-it për padinë e gjashtë klubeve të notit

04 prill 2022 | 14:14

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS), që vepron në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës, ka shqyrtuar padinë e gjashtë klubeve të notit, Aloha, Delfini, Illyria, Rainca, Niko dhe Hajvalia të bërë ndaj Federatës së Notit të Kosovës (FNK).

Klubet janë drejtuar me padi në KAS për mosanëtarësimin e tyre nga Federata e Notit të Kosovës. KAS pas shqyrtimit të ankesës dhe dëgjimit të palëve, ka marrë vendim pro-klubeve.

“Aprovohet në tërësi si e bazuar padia e paditësve, përfaqësuar nga Besart Shala dhe Agron Zeqiri. Obligohet e paditura, përfaqësuar nga Astrit Haliti (kryetar i FNK-së), që të pranoj dhe të regjistroj gjashtë klubet e notit si anëtare me të drejta të plota në FNK, menjëherë pas pranimit të këtij vendimi”, thuhet mes tjerash në vendimin e KAS-it.

Vendimi i plotë i KAS-it: Vendimi CAS 012021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në të gjithë globin, inflacioni ka arritur normën e tij…