Osmani mban konferencë për media në njëvjetorin e zgjedhjes presidente

04 prill 2022 | 14:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot (e hënë) do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në orën 15:00, ka bërë me dije Presidenca e Kosovës.

“Sot (e hënë, 04.04.2022), në orën 15:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mban konferencë për media. Vendi: Kabineti i Presidentes”, është thënë në njoftimin për media.

Ndryshe, sot janë bërë 1 vit prej kur Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës.

Ajo është zgjedhur pas raundit të tretë të votimit, ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Vjosa Osmanin, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kandidatin tjetër, Nasuf Bejtën, nuk ka votuar asnjë deputet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka…