Pandeli Majko nis procedurat për t’u rikthyer në Kuvend si deputet

04 prill 2022 | 14:35

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-deputeti Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka nisur procedurat për t’u rikthyer në Kuvend si deputet i shumicës.

A2 CNN raporton se Majko ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke i hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit pas dorëheqjes dhe arrestimit të Alqi Bllakos.

Pandeli Majko nuk arriti të fitonte një mandat në zgjedhjet e 25 prillit, pasi renditej në vendin e 20 të listës së socialistëve në kryeqytet dhe nuk mundi të thyente herësin që i nevojitej për të siguruar pjesëmarrjen në Kuvend.

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako u arrestuar javën e kaluar, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme SPAK.

SPAK e akuzon Bllakon për korrupsion dhe shpërdorim detyre me çështjen e impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur sot në takim…