Raporti 24-orësh i MSh-së: 27 raste të reja me Covid dhe 13 të vaksinuar

04 prill 2022 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 13 doza të vaksinës kundër Covid.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.710 doza të vaksinës. Deri më sot 820.684 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.228 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 752 testime, 27 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.890. Në total numri i rasteve aktive është 552”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka…