Tifozët e PSG-së fërshëllejnë Ramosin

04 prill 2022 | 16:20

Paris SG-ja ka konsoliduar pozitat e veta në krye të kampionatit francez, teksa ka mundur me lehtësi Lorientin 5-1.

Protagonistë në suksesin e skuadrës së drejtuar nga Mauricio Poçetino kanë qenë të tre lojtarët e sulmit, Neymar, Mbappe dhe Lionel Messi.

Një moment kulmor ka qenë rikthimi në fushë pas më shumë se dy muajsh i mbrojtësit Sergio Ramos. Por rikthimi i spanjollit në fushë nuk është pritur mirë nga një pjesë e tifozërisë së Paris SG-së që e ka fërshëllyer atë në çdo prekje të topit. Me fitoren e djeshme PSG-ja kryeson me 12 pikë më shumë se Marseille.

https://twitter.com/PSGCvideo/status/1510714911416111104?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1510714911416111104%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fvideo-u-rikthye-nga-demtimi-qe-e-mbajti-gjate-larg-fushave-tifozet-e-psg-se-fershellejne-dhe-ramosin%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia ka…