Berisha, titullar i padiskutueshëm në Torino

04 prill 2022 | 16:38

Iu deshën vetëm katër ndeshje si titullar në Serinë A për ta fituar formacionin. Etrit Berisha padyshim që po kalon një nga momentet më të mira në karrierën e tij futbollistike.

Kapiteni i kombëtares shqiptare ka luajtur si titullar në katër ndeshjet e fundit të Torinos për shkak të një dëmtimi të portierit serb Milinkoviç-Saviç dhe ka pësuar vetëm dy gola. Duket se kjo gjë ka bërë që mediet italiane ta cilësojnë gardianin kuqezi si portierin e ri titullar të Torinos.

Gazeta online italiane “TuttoMercatoWEB” shkruan: “Torino ka kthyer hierarkitë, Berisha është numri 1 i ri në portë, pas performancës fantastike me Salernitanën, i cili ishte edhe lojtari më i mirë në fushë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në…