Kosova e gatshme për aplikim në Këshillin e Evropës, por jo edhe në NATO

04 prill 2022 | 16:43

Institucionet e Kosovës janë dakorduar që këtë vit të bëhet aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kështu ka thënë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në një konferencë për media  punën e  saj njëvjeçare si presidente ka thënë se aplikimi do të bëhet në këtë organizatë, por jo edhe në NATO.

“Ne tashmë kemi dakordimin ndërinstitucional dhe kam kërkuar që të bëhen të gjitha përgatitjet për aplikim në Këshillin e Evropës. Sa i përket NATO-s është proces shumë më i komplikuar. Në NATO janë ende katër shtete që nuk e kanë njohur Kosovën. Kosova ende nuk ka marrë kërkesë për anëtarësim në PFP. Sa i përket kërcënimit të Serbisë sikur t’i dëgjonim, Kosova kurrë s’do shpallej shtet i pavarur dhe sovran. Natyrisht që duhet shumë punë për arritjen e njohjeve. por kur ata thonë se ata do ta nisin fushatën e çnjohjeje ta dini se ata se kanë ndal kurrë”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iu deshën vetëm katër ndeshje si titullar në Serinë A…