Diskutohet për njohjen e patentëshoferëve të Kosovës nga Sllovenia

04 prill 2022 | 16:48

Çështja e njohjes së patentëshoferëve të Kosovës nga shteti i Sllovenisë ka qenë temë e diskutimit në mes të zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Liza Gashi, dhe ambasadores së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Në njoftimin e lëshuar nga MPJD-ja është thënë se në takim është biseduar edhe për marrëdhëniet në mes të dy shteteve dhe për fushat në të cilat mund të forcohet bashkëpunimi.

“Fokusi i diskutimit ishte tek bashkëpunimi ekonomik i dy vendeve dhe konsultimet politike me Slloveninë. Ambasadorja ka folur gjithashtu për projekte të përbashkëta që lidhen kryesisht me fushën e ekonomisë, me krijimin e asociacioneve të përbashkëta që do ndihmonin kategori të caktuara, përfshirë edhe prodhues të pijeve, apo fermerë. Gashi e falënderoi ambasadoren e cila u zotua që do ta marrë parasysh kërkesën dhe se do të interesohet për të adresuar këtë çështje tutje”, ka njoftuar MPJD-ja.

May be an image of 2 people, people standing and text that says 'REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVA-REPUBLIC KOSOV KOSOVO MINISTRIA E PUNEVE TẺ JASHTME DHE DIASPORES MINISTARSTVO INOSTRANIH POSLOVA DIJASPORE MINISTRY OF FOREIGN AFFAIRS AND DIASPORA'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet e Kosovës janë dakorduar që këtë vit të bëhet…